Nuk e di sa me kupton! – Albana Gjoni Semini
- 04.2014
Nuk e di sa me kupton!
Nje dite i flas,
Nje dite e mbaje afer,
Nje dite e qortoje,
Nje dite e kuptoje.
Nje dite pispilloset,
Nje dite krekoset,
Nje dite behet tekanjoze,
Nje dite nga inati lot leshon,
Nje dite i flas s’me kupton,
Diten tjeter mire e ke, qe me qorton me thote.
Nje dite behet e vogel,
Nje dite behet e madhe,
Nje dite behet e zgjuar,
Oh sa shume dite per ta mesuar!
Te le te lire te mos besh asnje gabim,
Jeten ta shikosh me syrin tend,
Jo me syrin tim,
Neser mos te jete vone,
Neser mos te pendohesh.
Hidhi hapat nje e nga nje,
Mos te besh te voglin gabim,
Cfare ma ndjen shpirti,
Ta them me zemer…!
Te hapesh syte dhe mendjen,
Mos u nxito beji gjerat hapur,
Se s’te iku koha asgje ne kete jete,
Nuk eshte e lehte,
Jo kur te jete vone e te gabosh!
Nuk dua asnje dite me lot hidherimi,
Vec buzqeshje dua qe t’i shikoj,
Rrezedielli plot shprese te behesh
Ne rrugen ku do te ecesh, ne rrugen e drejte!
Albana Gjoni Semini 25 Korrik 2020