Ora pesë e mëngjesit – Bedri Zenel Islami
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ora pesë e mëngjesit
Ora pesë e mëngjesit
Është më e keqja për të menduar
Ke dalur nga ëndrra,
po futesh në Realen
Pa patur kohë për të dashuruar…
Ndoshta gjithë natën ke folur me Jezusin,
me Judën të pret një ditë e gjatë,
ke ëndërruar dashurinë tënde të përhershme
dhe mund të takosh Maria Magdalenën në mëkat,
Është orë e keqe,
ende pa u zgjuar nga makthi i vjetër,
me kokën në mjegullën e ëndrrës
dhe këmbët që zgjaten drejt një dite tjetër..
pa e ditur
kurrë pa e ditur
kjo në orën pesë është rregull,
nëse do të vazhdojë Ëndrra
apo do të zhytesh në Mjegull…
Bedri Zenel Islami
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com