August 10, 2024

Re në shpirt – Shpresa Dhima

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

RE NË SHPIRT

Qielli u vrënjt…Retë e zeza e mbuluan
Ai humbi ngjyrën blu, e filloi të lotojë

Sytë drejtova nga qielli, ndjeva se lotojë
Si këto re dhe shpirti, si ky shi dhe loti im

Shpirti i vrarë _Qielli me re, çuditërisht ngjasojnë
Doja të isha një shkëmb, ku retë grumbulloheshin

Të isha një mal , dhimbjen brënda të mbajë
Të kthehesha në re, e shiun të sillja tek ty

Më mirë të isha Pranverë, gjithë lulet ti ‘mblidhja
Të shkruaja dashurinë, qëndisur me petale lule trëndelinë

Një yllë i vetëm në qiellin e ftohtë , dritën të sillja
Me arin e tijë të shkruaja për ty pafund poezi

Retë u larguan, qielli është i ftohtë
Këtë ftohtësi ndjen dhe shpirti im

Dhe trupi si një copëz akulli i ngrirë
Të hyjë brenda teje , si një diell të gjejë ngrohtësi!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com