Unë jam nga Përmeti – Natasha Ilia
UNË JAM NGA PËRMETl
Unë jam nga Përmeti
Nga një vend me histori
Në cep i qëndron shkëmbi
Lumi Vjosa përkashi..
Mali i lart i Dhëmbelit
Rënë mbi kokë si çati
Shkëlqen dielli te Mejdeni
Afër Gurit kam shtëpi..
Vendlindje e paharruar
Vendi i dijes e kulturës
Gjithë vendi i gjelbëruar
Lule parqe zbukuruar
Përmeti ka një emër
Qytet lulesh trëndafiltë
Përmetare e kam për nder
Më i bukuri në tërë Shqipërinë
Bujari dhe urtësinë
Raki e verë Përmeti
Mos harrojmë mençurinë
Gjithë i kemi përveç detit
.
Është vend me tradita
Histori dhe shumë paqe
Mbi Bolëngë Leusë, Lëshica
Kishë e lashtë me shumë harqe
Nuk po e zgjas më unë
Për vendlindjen e dashur
Për Laverin këngë shumë
Burra të mëdhenj ky vend ka pasur
Kam shumë për të thënë
Vëllezërit Frashëri banjat e Bënjës
Bredh Hotovë mali Nemërçkë
Aty fola gjuhën e nënës!!
N@t@sh@,Ili@ Çuro Greece