August 3, 2024

E njoha një jo njeri – Agim Desku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E NJOHA NJË JO NJERI

S’mund t’ia harroj fytyrën e zhveshur
Në një botë të mëkatit lakuriq jetonte
Kishte rujtur trashëgiminë e kohës së ikur
Në lagjen e tij biente stuhi e nevëritshme
Dashuritë i kishte përdhosur për tokë
Luftëtarët e atdheut nuk i kishte takuar
As që mbante mend betejat e Gjergjit
U largu nga ngrohja e zjarreve të Prekazit
As dritës së diellit nuk i falte buzëqeshje
Të mos më zë dehja e kohës demoniane
Më mirë të iku diku ku ruhet e shejta fjalë
Sa do doja të ishte kjo kohë e përrallave
Kur gjyshja ishte shndërrue në Ajkunë
E kishte ndarë fatin t’i qëndronte pranë
Motres së Gjergjit në plagët nëntë vjeçe
Bajlozve të detit u kishte dalë përpara
Dashuria e saj për atdhe i kishte mallkue
Diçka si shumë e pritur po i ndodh jetës
A ka dikush që ma thot të vërtetën pa hile
Nuk duam dashuri të marra nga të marrët
Lutjet nuk më mjaftojnë tē takoj të lirë
Heroinë të deshta më fort së perëndinë
Jetën ta fala ta vizatoja portretin e lirisë
T’ia le kujtim jetës thellësitë titanikiane.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com