Gurë magjik – Myrto Hysaj
Gurë magjik
Që babai mbante në çdo vend.
Në udhëtim tek kilometrazh.
N’kombinoshe t’punës dhe te jastëk.
Tek xhep i kostumit,që e vishte rrallë.
Prej kohësh me mua jetonte kureshtja.
Nga e kishte origjinën ky gurë “magjik”?!
Te kthim në vedlindje “vëllanë”e tij gjeta.
Në oborr të shtëpisë mbuluar n’gjelbërim.
Te tokë peshonte më shumë ç’mendoja.
Gjurmë ia kishte mbuluar pluhur i kohës.
Me gishtërinjt e dorës barin largoja.
“Vëllaun” e tij mora n’pëllëmbë të dorës.
Gurë të panumërt ka tokë prindërore.
Sa e gjithë toka mbarë e planetit.
Një piramidë keopsiane do ndërtoja.
Brenda të ruaja,mallëngjim të kurbetit.
Në ditën e fejesës,në kërkim unaze.
Në krah kisha të dashurën e zemrës.
Diamant,rubin,safir,smerald s’më ngjante.
Me gurin që lashë te tokë e nënës.
Te argjendari”Kolombi”vetëm mendoja.
“Rrathë besnikërie” ma “bënin” me sy.
Por s’gjeja”gurë”unazës t’ia vendosja.
Se më të shtrenjtin kisha lënë n’Shqipëri.
Myrto Hysaj gusht 2020