Si torta qershinë – Natasha Limaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SI TORTA QERSHINË
Puthjen rrëshqitur në faqe
Porsi motra të vëllanë…
Gërshetuar përmbi supe
Duart’shpinës sime ranë…
Tmerrësisht Ti…, më mungoje
Zgavër boshatisur jeta…
Sherrnaja pak sheqerosur
Më shumë…, ç’është e vërteta!…
Pjesëz imja, copëz jotja
Mozaik me kompozim
Krijatura” tretësirë “
Shpirti yt në shpirtin tim…
Dëshirën , ç’ma lakuriqi
Muzë-rebelja çakërdisur…
Akoma më ndezur tënden,
“Mish e thua” të puthitur…
Me njëri-tjetrin , kurr ngopur
Bashkë qëndisur përjetësinë…
Sherrnajën pak sheqerosur
Kemi si torta qershinë!…
N . L . ( F )
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com