Bukuria e detit mister! – Albana Gjoni Semini
Bukuria e detit mister!
Dielli i fort rrezet e tij perhap ne det,
Nje ere e ngrohte fryn me furi,
Dallga hedh dallgen larg ne largesi,
Vala-valen pret e percjell ne breg me shpejtesi.
Ngjyren blu te fort dhe te bukur,
Mantelin e tij ne det qielli ka hedhur,
E kaltra e detit magjike mbuluar,
Det e qiell ne nje pike ne horizont bashkuar.
E dua shetitjen ne reren e lagur te plazhit,
Syte e shpirtit hedhur ne te bukurin det,
Shikimi im ndalet aty ne hapesiren e gjere,
Sa shume frymezim jep e te mer nje det.
Dhe vargun tim e zbukuroi,
Ky det i i paane, ky det i pafund,
Ne qiell pulebardhat me tinguj melankolie,
Kenga dhe fluturimi i tyre me vello shenjterie.
Ne misteret e detit hapsire,brazda pa fund,
Qetesi shpirterore aty gjej ne detin e gjere,
Deti ka dallge qe perplasen me valeshkume,
Pershperit embel kur dallget prekin bregun.
Deti i veshur me yjet e detit stolisur,
I vertitur nga stuhite,
I ndryshuar, i larguar nga koha e era,
Vale shkumebardha perplasen ne breg.
Thesar i vertete thellesia e tij fsheh mistere, mban mbeturina guaska te mahnitshme,alga te vdekura qe i nxjer ne breg,
Me bukuri te padiskutueshme me pamje te mistershme.
Bukurine e detit Zoti e ka bekuar,
Dhe njerezit vijne per te kaluar pushimet,
Per t’u larguar nga monotonia e diteve,
Per te hequr stresin, merzitjet per tu relaksuar.
Disa te semure vijne dhe nga halli,
Shetitje me paterica ecin reres se plazhit,
Disa me renkime shpirti te trazuara,
Disa me ofshama shpirti,te tretur nga malli.
Dhe zerat e femijeve qe luajne ne breg me keshtjella rerash,
Sjellin arome sinfonie bregun zbukurojne,
Jane rreze shprese qe lulezojne,
Mos jetofshim kurr pa zerat e tyre qe broherijne.
Dhe dielli hedh rrezet dashurie permbi vale,
Dhe ditet e fund Gushti po ikin dalngadale,
Ne mendje do e ruaj bukurine e tij,
Dhe do ndiej nostalgji per t’u rikthyer perseri!
Albana Gjoni Semini 27 Gusht 2020