August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Drita ime

Hesht kur heshtja jote flet më shumë
Fshehu po munde kur unë në çdo yll të shoh
Ti je dritë nate që më len pa gjumë
Je diell që shkrin akullnaja e zemra ngroh

Ti je freski që vije me të mëngjesit vesë
Je aromë lulesh që shpirtra mjekon
Je pikë uji që s’le asnjë kujtim të vdesë
Je melodi himn dashurie që në zemër jeton

Hesht kur e di se në zemrën tënde jetoj
Më varesh me buzëqeshjen e ëmbël në të syrit qerpik
Ditën të përkundi nëpër fjalë natën tek ti udhëtoj
Je dritë që jeton edhe kur çdo xixë shprese është fik

Je këngë zabelesh që ia thonë zogjtë me hare
Je e mëngjesit vesë që vije e me bënë freski
Je një pikë shiu që ruhesh në të bardhën re
E bukura drita ime je më shumë se dashuri
@s.hyseni

Safet Hyseni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com