Epitaf mes yjesh! – Isuf S Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Epitaf mes yjesh!
Prerje cezariane në dyshekun e shtruar …
me buzët e shpirtit dua t’ia puth gishtat gëzimit
shi shpresash të bie në xhamat e ëndrrës
lotët e njelmët ia hapin plagët mitrës
me sqep lejleku t’ia ha hallvën dhimbjes
tek koka ju fshij djerset e qajmë halle…
Me tërheq aromë e dheut të shkriftuar
s’dua amanetin ta deshifroj me kodin e Morzeut
kur fjalës krahët ju kanë thyer shkrepave
dua,me shkumë deti t’ia mjekoj varrën
me fllad legjendash t’ia shkrehi gërshetin
pjalmojnë vargjet kaltërsisë
mes yjesh epitaf “me pritni ,erdha”!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com