August 10, 2024

Me se ushqehesh dashuri – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME SE USHQEHESH DASHURI

Gjithkund i ke rrënjët ti dashuri
Kudo që zë vend më nuk shkulesh
Sapo të ngjizësh tek krijesa njeri
E bën atë të vogël e vetë nuk përkulesh.

Sa shumë kanë shkruar e kënduar për ty dashuri.
Frymëzuar prej malit, fushës, qiellit e detit
Mban me vete dhe vulën dhëmshuri
Deri në skena si ato të HAMLETIT

Më thuaj dashuri çfar pati ROMEO
Më thuaj përse i dha ai fund jetës
Mos ti je “sëmundje” ngjitëse? Pra RRËFEU
E mori apo jo ROMEO prej ZHULJETËS.

Më thuaj dashuri në rrënjë me se ushqehesh
Më thuaj kush kujdeset për hiret e tua
Ushqimin kush ta jep që të mos zbehesh
Kush pra kush kujdeset? Pse s’më thua

Më thuaj dashuri se kufijt vetë i ke vendosur.
Ma thuaj pa pushim këtë me zë të lartë
E fillon ku don vetë e fundi s’ka të sosur
Thuaje se kudo ndodhesh ti je veç e artë

Thuaje se rrënjët thellë ke në gjithë universin
Në fusha, male, qiell, oqeane dhe dete
Thuaje që qielli, dielli, yjet, dhe HËNA ty të mbështesin
Thuaje pra se të gjitha këto i ke me vete

Thuaje dashuri që ke gjirhë madhështinë
Se je lindur e rritur gjithëmonë e përkëdhelur.
Thuaje që ke lindur bashkë me natyrën e njerëzinë.
Dhe ky është kopështi ku ti gjithmonë rri ,,ZAMBAK,,,i çelur.

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,27 GUSHT 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com