Poetja dhe koha – Nertila Koko
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poetja dhe koha.
Tërë jeta vec nje rrugë
me destinacione t’panjohura,
stacione pa fund
e un’ vec një kalimtare rastësore,
gjithnjë e më shumë pikëpyetje
e shumë pak përgjigje.
Sa e çuditshme kjo jetë!
Ah , moj kohë!
Kjo kohë që po kalon
shpirtin po m’plagos ngadalë-ngadalë,
mbase ne , poetët jemi shumë njerëzor,
e koha vrastare ditëve t’veta u falet,
e kështu koha kalon,
veç muzika i shpëton kohës,
e ngrin kohën në çdo shekull, dekad, vit, orë .
E pakopjueshme muzika!
Sikur një notë muzikore t’isha,
n’shekujt t’lundroja
këmbëzbathur e moskokëçarëse.
E atëherë në shekuj e paharrueshme do t’isha!
Nertila Koko
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com