August 3, 2024

Si një ëndërr – Kimete Osmani Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si një ëndërr

Çdo moment i përjetuar
Sa isha tek ty Kosova ime
Si një ëndërr, kujtoj, rikujtoj
U begatua zemra ime.
Në vendlindje
Çdo gjë të mrekullon
Nuk është rastësi
Me syrin e zemrës shikon.
Familjarët kur takohën
Edhe toka gëzohët
Dielli më ndryshe rrezon
Nata, sikur shkurtohët.
Dita kalon me shpejtësi
Pa e vërejtur fare
Çdo moment ndjehët thellësisht
Zemra ndjehët krenare.
Si përherë, momenti i kthimit
Lotin dot s’e kontrollon
Zemrën dhe mendjën
Ndjesia e veçantë i kaplon.
Si një ëndërr, plotë nostalgji
I ëmbli pushim
Zemra e zemrës
Shpirti i shpirtit tim.
(IP)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com