Lum miku – Lumni Nimani
Lum miku
Eh or’ lum miku, ç’u prish dynjaja.
Nuk mbeti më odë e as burrë me plis.
Tani në fron, është vetëm paraja.
S’del puna mbarë, kur mbrapsht e nis!
S’janë si më parë, respekti e dashuria,
as ndaj vëllait dhe as ndaj mikut.
Prindërit si dikur, s’i do më as fëmija.
Derdhët verë e meze nën hije të fikut…
Të dashurit tanë në jetë që i kemi,
ku do që ndodhen, ngado që janë,
t’i duam e nderojmë – tok të jemi
– por më së shumti – babë dhe nënë…!
Secili një ditë – i riu dhe i vjetri,
Patjetër do ikim t’gjithë nga kjo botë,
përjetë do ndahemi nga njeri tjetri,
nga malli e dhembja do derdhim lot.
Një fjalë e mirë a një buzëqeshje,
nuk kushton gjë për ta dhuruar.
Kur takojmë mikun t’mos rrimë në heshtje…
Kush nderon tjetrin është vet i nderuar.
Lumni Nimani