Duarlidhur – Xheladin Halili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DUARLIDHUR
Pa asnjë faj prangat t’i vënë
Edhe gojën duan ta mbyllin
Sy më sy s’mund të të shohin
Kur duan edhe të mbysin
Po s’të vranë, i vrarë je
Po fole, prapë gojëmbyllur je
Asnjëherë s’duan të të shohin
Zemërgurë janë e s’të vënë re
Kur të ndiejnë pak të gjallë
Atdhedashësit larg nga aty
S’ka vend e s’ka nderime
Ky mejdan nuk është për ty
Jo që dhimbja pse ndien ti
Do ta shqetësonte tiranin
Porse dhimbja që mbarttë ti
Pyet se ç’djall sundon vatanin
Eh, nga vijmë e ç’origjinë kemi
E çfarë gjurmë lamë në histori
Tregojuni botës ju “mëkëmbës”
Më parë ishim, sot kush je ti?!
Xheladin Halili
Viti, më 29.08.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com