August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Heliografe malli

Nisesh larg, në udhë të gjatë pa kthim
me trishtimin sysh ngarkuar,
si valixhe brengash – më thua,
të joshet loti nëpër natë!

Në pikëllim qesh tretur unë!

Yjet përgjumen në pritje buzëqeshjesh
përtej çdo ëndrre mashtruese,
misteret mbyllur nën magji legjendash
enden si fije të pritshme fatesh.

Buzëqeshjen ku e humbëm?

Era fryn si përmot, gjithandej në xixa malli
fosile kujtimesh trazon, me ato ngjyrë bordoje
prek mallin nga afër që më bart tek ti…
me dridhma gishtërinjësh si flakë shandanësh.

Në ç’shteg përvidhet dashuria?

Shkëmbyem dy-tre shikime të ftohta
si kristale bore mbi liqene dashurish,
veç e zjarrta puthje mbi buzë më mbeti
as era e furishme s’e mori, s’e treti.

Ah, kjo dehje amshimi si heliografe malli!
Z.A.R.
Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com