I grisa letrat, librat – Drita Ademi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
I grisa letrat,librat,
Udhet,
Pafajsine,
Lirine e lash n’robni
Ndergjegja akull ,ftohte,
Vjeshten e harrova, purpur
N’trup,
Gotat i theva,
Atdheun e lash n’duer t’drunjta.
Kot qava u merzita
E vara vajin lis me lis
Kot u gezova, lufta paska ken nji tjeter robni, liri n’pranga.
Dymbdhjete here i rash vorrit trup
Nuk diqa
As syni nuk m’u tremb.
Goja nuk e pa erresinen, as dillin, as hanen, lavdi!
Tash rri aty ku atdhe nuk i thuhet
Macet perdite udhen ma prejne,
Zogjt kendojne vec n’gjuhen e tyne
Kerkoj nji atdhe ne ndonji varg
Ku nuk shkruhet per te huej
As per ikanaket..
Shpirti don paqe, ma mire asgja mos me dite!
Drita Ademi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com