August 4, 2024

Jam mirë, kur je mirë ti Shqipëria ime – Shpresa Dhima

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JAM MIRË KUR JE MIRË TI SHQIPËRIA IME.

Sotë dëshira më lindi
Të ngjitem lart , kodrave dhe kodrinave
Të shkoj malit përpjetë ,ma ka ënda
Nën kurorën e pemëve, ku bashkohen retë

Atje ku është gjelbërimi, ku frynë fllad i lehtë
Të ndjejë erën e pishave, të marrë frymë thellë
Ku të artat rreze të diellit , shfaqen në agim
Ku vesa barin mbulon, me bulëzat e bardha

Atje ku rrjedhin ujëvarat ,katarakteve zbresin
Ku uji në burime rrjedhë dhe gurgullon
Dëgjohet zëri i bilbilave , dhe Zana e malit këndon
Fëshfërima e gjetheve bashkohet si në korë

Dhe ashtu të përhumbem, zëmra fort t’më rrahë
Nga lartësia tek shohë, të bukurën Shqipe Nanë
Mbi trojet e saj ngrihet madhështore ..
Mes kohrave si një zonjë e rëndë.

Dhe tek sodis me ëndje, këtë perlë të rallë
Ndjejë ende erën e shkrumbit ,e hirin që mbeti
Mes flakëve përpëliteshe ,rënkoje, thërisje
Bij të kësaj toke , në deje ju rjedhë gjaku imë

Oh ,si nuk çahet kjo zëmër, si nuk plas..
Kur rënkimet e tua dëgjon, Shqipëri moj Nanë
Ku janë vallë ata burra , trima legjendarë
Ata që mbajnë emrin Shqiptar

Plagët në trupin tëndë kush i shëron
Ti kokën mban ulur, si e zënë në grackë

Ku janë vallë heronjtë burrat që shkruan historinë
As emrin s’ja dinë, i quajtën tradhëtar
Ndaj Shqipja Nanë loton, emrin ja nxin në Botë
U shndërrua historia, arti dhe letërsia

Rënkon Shipëria syri i pikon lotë
Mbi trupin e saj mban kisha ,xhami, se shkollë
Në vëndin e fabrikave, ngrihen disko e kazinot.
Mbi trupin tëndë të sfilitur nga bijtë e tu xuxarë

Dhe nga larg vjenë zëri i burrave të motit
Në brezë ngjeshur maliherë , e nagant
Ty Nënoke emrin lartë ta ngritën
Nga Dardania zbritën Preshevës, deri në Konispol

Po zgjohu Shqipëri, burrat e dheut të thirën Nënë
Këputë vargonjtë ,këput ti zinxhirët
Dëgjo zërin e. Isa Boletinit tek të thotë:
“Jam Mirë ,Kur Je Mirë Ti Shqipëria Ime.

shpresa dhima
28/8/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com