Jam përplot me vese – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Jam përplot me vese
Lërmë jam kleptoman
nuk mund të shërohem
e mos të vjedh lule për ty
e ti në daç
gishtat mi shkurto
lërmë jam piroman
do e përhap zjarrin
që ndeze në mu
e ti në daç
merrmi sytë
me lumenj lotësh ta shuash
lërmë jam vrasës
do e vras friken
që bashkë s’do jemi nesër
e ti në daç
dënoma zemrën
preja venat në gijotinë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com