August 10, 2024

Kur do të shërohen plagët – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR DO TË SHËROHEN PLAGËT

Viti i mbrapshtë, trembëdhjetë
Gjymtyr’prerë, coptuar, keq.
Të ndarë ,të përçarë, veç e veç .
Na rrethuan, na ngushtuan,
E na thanë :”Bëni shtet ! ”

Provuam, guxuam, ne të rrjedhes histori .
Ramë, u ngritëm. n’udhën tonë, bërë fli.
Dhënë e marrë disa lloj ideologji ,
Miq të largët e të afërt, pa dobi .
Ne të vegjël e të dobët , persëri .

Me sy zemre, si turiste ,
Mora udhën në Shqiptari .
Boll u ndamë, u përçamë ,
Për të tjerët gjak ne dhamë .
Sot, ç’është e jona, s’ka. me fal .

Për herë të parë në Ulqin .
Vrullshëm zemra u përpëlit.
Deti, shkëmbi më folën shqip .

Thitha ajër Plave e Gucie
Në burim e djep trimërie .
Me shkëmbin vërsnik në jetë .
Mik me Diell e me retë .
Në këto troje, rrënjet thellë.

Vura këmbën nê Kosovë ,
Çdo plis dheu me gjak njom.
Bijtë, Lokja mëkuar me gji ,
Pèr Bashkim e pèr Liri.

Në Preshevë e Bujanoc
Qiell e gur klithën fort.
ABC -ja , kthyer mbrapsht ,
Si nusja kur lihet jashtë ,
Gjaksi, dhëndrin mbyt në gjak .

U ula poshte ne Tetovë ,
Manastir , e Kumanovë
Gjurmë shqipe gjeta boll.
Në rrëmujë u gjeta në Shkup .
Grek e sllavë debatojnë keq ,
Për gjënë tonë bëhen dreq

Fletën ia kthejnë historisë ,
Lakmojnë petkun e lavdisë .
Aleksandrin e Ilirisë.
Gjithësecili e do për BIR.

Mblodha flatrat në Qafë Botë ,
Bëj të hyj në të artën portë .
Por tronditja qe e fortë .
” Ktheu ! Këtu ke ardhur kot. ”

Ulurimat mbledhur tok
“”Ku ka në hartë Çamëri ! ”
Çirret nënpunësi me histeri
“Është Eladhë ,është Greqi ! ”

Ah e përdalë, moj Evropë ,
Me dredhi gatove çorbë .
Ndezur zjarret, mbetur horë ,
Na fajsojnë , kur vetë fajtorë.

Çdo pushtues ,gjakun helmuar ,
Me fe të tyre ,lakun shtrënguar .
Evropa “zonjë ” bën sehir
T’u pranojmë? ! Bëhuni të mirë .
Prostitucion,drogë ,model nga ju ,
Ortak me ju . Thoni :”Jo kështu . “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com