Nëpër shkronja do shëtis – Ymrije Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NËPËR SHKRONJA DO SHËTIS
Nëpër shkronja do shëtis
Do t’i marr t’gjitha me rradhë
Vargje t’kohës së fëmijërisë
Gjithë sheqer, ëndërr e bardhë.
Do filloj me shkronjën A
Do e mbyll më shkronjën ZH
Shkronja t’vogla e të mëdha
Shkronja t’ buta dhe me zë.
Me këto shkronja do qëndis
Vargje fëmijësh me gjuhë të nanës
Do t’i këndoj fëmijërisë
Do t’i këndoj me gjuhë të zëmrës
Të mjaltosura do të më vinë
Vargjet me germa të arta
Se po shkruaj për të fëmijët
Zbukuruar si malet e larta!
-Ymrije Beqiri-
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com