Për qejfin tim – Angjelina Marku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËR QEJFIN TIM
Për qejfin tim hesht, bërtas,
vrapoj, rrëzohem
ngrihem e prapë bie,
bëhem mbretëreshë e lypsare,
poete e valltare,
e bukur, e shëmtuar,
mendjelehtë, mendjemadhe,
me naze e pa naze,
ëndërroj, dashuroj,
bëj si dua vetë
Bëj luftë për të rrëmbyer paqen,
bej paqe për të fituar lirinë,
bëj gjithçka sepse e dua jetën time
më shumë së ëndrrën tëndë.
(Angjelina Marku)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com