Pi, dhe dehu! – Asja Mulgeci
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pi, dhe Dehu !
Dehu,dhe munde kohën,
Dorëzoi shpirtin
asaj dreq gote,
më mirë
se kësaj
katrahurë Bote,
që s’guxon
as me ken
vetja jote!
Dehu e shkrehju
pijes,
ska rëdësi
çfar pije është,
dehja ka
vetëm një shije!
Mjafton t’i ikësh
qoft dhe për
një moment
këtij realitetit
t’idhët,
që t’mban lidh
mbas ftyrës
së tij t’shtirët!
Dehu praa!…
bëj çfar të t’vij
për mbarë,
qesh e qaj
shkyje shpirtin,
asgjë brenda
mos mbaj,
ndryshe
s’ja del dot
të jesh
afër vetes,
veten te kesh!
Ndaj pi dhe
dehu…
dhe qesh
që të vazhdosh
të jesh,
Dehu!…
ASJA MULGECI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com