Rezident mbi Re – Myrto Hysaj
Rezident mbi Re
E duan jeten me yjet n’qiell të kaltër.
Njerëzimin ta shikojnë nga lartësi.
Shërbime robotike dashurivrarësh.
Planetin me banorë vetëm brez të ri.
Shtrirë te sallon mbushur me ekranë.
Galaktikë duan në pëllëmbë të dorës.
Kur t’rradhohet ajër ta tërheqin zvarrë.
Nëse munden t’ia ndryshojnë formën.
Mjaltin e bletës duan vetëm për vete.
Por lulet nga stuhia humbin nektarë.
Me vaksinë simulojnë dhe koshere.
Saqë “insekt”të flijohet pa u parë.
Natë mos të ketë qetësi as n’gjumë.
Por njerëzim krevat ka tokë Perëndie.
Një ditë retë do t’i shpërdajë fortunë.
Rezident do t’përjetoj pamje lakuriqësie.
Se banorët e varfër te tokë e plakur.
Besojnë se kësaj bote i”paguhet”faturë.
Mes nesh apo dhe te retë n’qiell të hapur.
Në fund të ditës,gjithë kemi “një lëkurë”!
Myrto Hysaj gusht 2020