Tek verrat e Llukës – Agim Desku
TEK VERRAT E LLUKËS
(Prof.Anton Çetës dhe Zekria Canës)
Atë ditë ishte e vërtetë së isha vet aty
Bashku me pesëqind mijë tëtë motra e falën gjakun
Të vetmit vëlla të vrarë nga dora vëllavrasëse
Ia falën Anton Çetës
Atë ditë ishte ditë e vërtetë
Verrat e Llukës sërish u bënë Shqipni
Edhe pse plumba çetnikësh kishim përmbi
Atë ditë jeta ishte lojë teatri
Luhej tragjedia milionshe
As vdekja s’kishte ma rëndësi
Së sa një copë toke e lirë
Atë ditë zbriten zotnat në tokë
Edhe ëndërrat i ëndërronim veç liri
Aty falej gjaku për Shqipninë
Nën rrjedhjen e lotëve të profesorit
U bashkuam në një fjalë atdheu
Atë ditë u bëmë besnik me njeri-tjetrin
Nga ajo ditë e paharruar kaluan tridhjetë vite të besës
Vallë a na ngriti lart ajo ditë
A i qëndruam besnik fjalës atdhe
A humben tradhtarët a jetojnë ende
Nëse janë mbështjellur në fytyra demonësh
Perandorët a ikën nga këto anë
Apo sërish nga të vdekurit krijuan të gjallë
Sot e për mot i kujtoj Verrat e Llukës
Janë historia e bashkimit shpirtëror
Atë ditë tërë shqiptarët ishin aty
Në çdo përvjetor nga një pemë ta mbjellim
Ku nesër brezat le të pushojnë aty të bashkuar.