August 7, 2024

Janë Shqiptarë që vëndin lenë – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk janë zogj
Por janë Shqipëtarë
Që ikin nga Shqipëria
Në këtë vënd kush i mallkoi
Shpërngulen marrin arratira

Këtu po ju zihet fryma
Dhe liria u është.privuar
Ecin bredhin nëpër botë
Si këta zogj të harruar

Sa shumë për Shqipen
Është luftuar
Sa shumë gjak
Është derdhur
Sot po marrin arratinë
Vëndi s’ po i mban dot
Të mbledhur

Ikin shkojnë qeveritë
Për këtë popull kush mendon?
Po na plaket popullsia
Të rinjtë ikën nuk vijnë dot

Prap i lodhur vëndi im
Njërëz nëpër botë shpërndarë
Kur do vijë ajo ditë vallë
Që të gjithë të bëhemi bashkë

Gjuhën e nënës kanë harruar
Fëmijët e vegjël
E ngatrrojnë
E ëmbël është gjuha Shqipe
Këtë prindërit t’ ua mësojnë

O Shqipëri o Vëndi im
Këtë fat ce paske.pasur
Shtegtimin morën fëmijtë
Dhe jo pse s’të patën dashur

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com