Në doganë… – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NE DOGANE……
Pse më vëren vëngër,
zoti doganier….?
I nervozuar, fytyrëzbehur.
Me atë vështrim shpotitës,
zhbirues, si në terr ,
Sikur të isha ndonjë i pandehur…
Kaptova detin,
sosa në agim,
Unë, shqiptar i lindur, pse jo,
dhe me huqe,
Pse më përplas vulën,
egër, me rrëmbim,
Mbi pasoshen time,
lëkurëkuqe…..?
Në ketë parajsë,
në zemër të Europës,
Nën këtë qiell,
në këtë thëllim,
Gjaku më rreh vrullshëm,
në muret e aortës,
E zien i përvëluar,
veq për vendin tim…..
Me sytë përlotur,
rrahur nga një erë,
Me qantën majëkrahu,
ngarkuar mbi shpinë,
I lashë buzëmbrëmjes,
majëmalet në skëterrë,
Dhe ky është për mua,
i vetmi krim…..
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com