Burrëria… – Lek Gjonaj
BURRERIA….
Burrëria nuk është një “plis”,
As mustak i zgjatur vesh me vesh,
As xhoka e hedhur mbi tirq,
As allti e ngjeshur në brez…..
Burrëria nuk është kollarisje,
As fytyra e shtirur që qesh,
As dhëmbët e florinjtë që shëndrisin,
As vëthi i artë në vesh…..
Burrëria është përkushtim,
Zemra e hapur që flet,
Dora e ndershme që shtrihet,
E mban një fjalë e një besë…
Thonë se u bë me flatra,
E ka ikur tej në “arrati”,
Rrallë takohet ndër vatra,
Në shokë, miq e komshi……
Atë që se mboshtën betejat,
Se uli topi e murtaja,
Në një natë të ngrysur, të errët,
E kafshoi me dhëmbë paraja…..
Thonë ka ndërruar lëkurë,
Burrëria në bishë u shndërrua,
Shumë vajza se gjetën këtu,
Me ish armiq u martuan……