August 3, 2024

Dëshira e fundit! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

D Ë S H I R A E F U N D I T !

Pleqëria e ka shtrirë atë në jatak.
Në ditët e tija të fundit është ai plak.
Evlatët e tij i janë mbledhur përqak,
Shumë të mërzitur edhe me merak.

Babai dhe gjyshi i tyre është duke hequr
Se lëmshi i jetës së tij, i është mbledhur.
Mosha dhe sëmundja e kanë mbrejtur,
Ndërsa zëmra e tij po lufton e pa epur.

Ka qënë ai burrë zakoni, një jetë të tërë,
Shumë i drejtë në shpirt dhe zëmër gjërë.
I pa përtuar në çdo lloj pune, që ka bërë.
Jetën e tij prej brirësh, zap e kishte zërë.

Si burrë, i mirë edhe njeri shumë babalok.
Shumë djemë edhe vajza, solli në këtë botë.
Njëri pas tjetrit duke lindur, mot për mot,
Një dyzinë e tërë të rritur ata, shëndet plotë.

Me kalimin viteve u shtua dhe një dyzinë tjetër,
Me nipër e mbesa nga motrat dhe vllezër
U shumuan familjet tek ai fis shumë i vjetër,
Në ato male ku lindin e vdesin vetëm lebër.

U rritën, me bukë gruri, misëri ose thekër
Me lëpjetë ose dhe çdo lloj lakëre të egër
Me bulmet nga kopetë me dhi, dhënë e cjepër.
Nga moshat e reja deri tek ata më të vjetër.

E zbritën plakun e sëmur dhe poshtë në qytet,
Te doktorët më të mirë, për të gjetur shëndet.
Shëndeti për njeriun është edhe si kismet,
Si për çdo gjë, në kohën dhe në moshën e vet.

Shumë mirë ai jetën e tij e pati të filosofuar.
Akoma edhe më mirë atë e kishte, të jetuar.
Si për çdo gjë, që në një moment të caktuar,
Vjenë edhe koha, për të ikur e për të shkuar.

Kjo ishte dhe dita që ai mbylli sytë e zinjë.
Pa mbetur brënda tyre më asnjë shkëndijë.
I lumtur u ndje ai për të gjithë gjakun e tij,
Që i mblodhi nga katër anët, ku janë kurbetllijë.

Kjo ishte edhe dëshira e tij, e fundit e plakut.
Në Labëri, në fshatin e tij, në një shtëpi bajraku.
Shpirti i’u lumturua dhe i’u lehtësua meraku.
Për fisin e tij që janë mirë dhe jashtë këtij pragu.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com