Marrje përgjegjësish! – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Marrje përgjegjësish!
Sizif mijëvjeçareve provove
Në supe kot barte shkëmbin
S’arrite ta vendosesh në maje
T’i zbutesh mallkimin Hyjit
T’i heqësh mëkëtin Evës e Adamit
Të jemi mirënjohës për sakrificën
Medaljonin e artë rreth qafe ta varim
Erdhi koha të pensionohesh,shttt ..
Poeteve ju takon të marrin përgjegjësinë
E shkëmbin e thepisur të shpresës
Mos lejojnë të rrokullisen me vuajtjet
Kodrës në maje hap pas hapi t’i ngjitemi
Flamurin ta vendosim të thirrim të lumtur
Kjo botë e ka merituar të jetë më ndryshe…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com