Ty liri… – Violeta Kadriu
Ty liri…
Në agimet e mëngjeseve të arta
kur depërton rreze e parë kodrinave
të shoh, liri,
në perëndimet e netëve të zjarrta
tek shpirtërat e dashuruar shkëmbejnë afshet mes trëndelinave
zemra me ty më bie n’ujdi.
Në gugatjen e cdo pëllumbi
gjerësa me sqep puthë të vegjëlit e pëllumbeshën
liri, ti më buzëqeshë,
në gurgullimën e cdo kroi e lumi
tek mbushin ujë e lahen shtojzovallet
me rroba ylberi shpirtin ma veshë.
Në ngazëllim zemre varfënjaku
kur i zgjatet dorë e uruar shpëtimi
oh, sa të dua liri,
në lotët e gëzimit të bonjakut
kur, duke u mikëluar merrë krah nga zemërgjerësi trimi
në zemër më rrezaton si perri.
Ku ndihet zëri i trumcakut
e i buzëqesh në shpinë canta vocërrakut
ta dëgjoj këngën tënde, liri,
ku nënat rrezojnë me ninula të ëmbëlit pranë oxhakut
e baballarët mbjellin zambakët skaj pragut
të përqafoj e të përjetësoj me poezi.
Ku flitet gjuhë arbërore
e ku frymojmë në tokat stërgjyshore
liri, e bekuar je gjerë në re,
ku mrizojnë qengjat mes lulesh e barit
mbbasi dimri ia bën me sy beharit
për ty, liri, ndjenjat s’kanë fre.
Në shkumbëzimet e valëve të Adriatikut
tek ndër shkëmbinj i puthin rrënjët shegës e fikut
liri, oh sa më dhuron freski,
ku cdoherë rri hapur dera e mikut
e sirena i këndon serenada kreshnikut
ti reflekton vetëm dashuri.
Ku shpatë e Kastriotit ndër shekuj vringëllon
e ku dyngjyrëshi me shkabë, duke carë stuhi, valon
në zemrën time, je lis me kurorë,
ku emri Shqiptari na lartëson
e gjuhë e zjarrtë shqipe me flatra fluturon
ne bijtë e bijat tua për ty biem therrorë.
VIOLETA KADRIU 31 8 2020 Podujevë