Ura dhe “ata”… – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
URA DHE “ATA”……
Mbi harkun e urës,
shkulën nga një gurë,
Me inat e mllef
i mbartën në krah,
U ndanë pa kthim,
të mos takoheshin kurrë,
Të rrinin së bashku..?
kjo botë s’ish për ata…….
I numëruan
njëmijë e një arsye….
Dhe gurët njëri tjetrit
i vërvitën kokës,
Në duar u mbeti
veq njëra prej tyre….:
“Qejfi ti bëhej,
mëhallës, botës”……
Por bota qejfin
e kish të pangopur….
Që të ngazëllehej
kërkonte më shumë…
U hodhën e ranë
në lumin e kohës,
U zhytën, u rrëmbyen,
tërësisht u shuan……
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com