Vetja ime! – Moza Reçi Shehi
Vetja ime!
Nuk kërkoj asgjë, nga askush, në këtë jetë,
Çdo gjë që më përketë, vetë dua që ta prekë,
Mjafton të jem gjithmonë, e drejtë dhe e qetë,
Sikur të jetoj mbi këtë tokë, me dhjetra vjetë,
Do desha të jem, nganjeher elastike,
Disa herë mister, e herë herë melankolike,
Imazh e progres, qënja ime të rinisë,
Gjërat e mia dy herë, nuk dua ti përsërisë,
E ndjejë shpirtin, e vrazhdë e të trazuar,
Luftoj me mendimet, mundohem për të fituar,
Kërkoj të flasë, të ndjejë, të dëgjoj, e të veproj,
Kam dhuntinë e shpirtit, përësri të mbijetojë,
Shpirti im i pastër kërkon, atje largë përtej,
Jam e sigurtë që një ditë, atje prehje do të gjej,
Në hapsirën pa fundë, ku ka diell e hënë,
Imazhin që ëndëroj, vetes detyrë ja kam vënë,
Dua të jem e lirë, të vrapoj ku të mundë,
Të lagem nën rëkenë e shiut, atje të përhumb,
Ku bashkohen retë, shkëndija zjarri shkrepëtijn,
Misteret e fshehtësisë, në mesnatë të më përpijnë
Kam dëshirë të kem shoqe, hënën e djellin,
Atje të jem, ku pas shiut, ta sfidoj ylberin,
Jo jo nuk mundem, kot vërtetë ëndëroj,!
Unë jam Moza, të rri aty ku jam, thjeshtë të jetoj,
Ëndrat e bukura ta çrregullojnë pak jetën,
Më mirë do të ishte, të jetojmë të vërtetën,
Të jemi të thjeshtë, e ta duam njerëzinë,
Oh! Sa mirë do të ishte, në shpirtë të kemi pastërtinë!
Moza Reçi Shehi
Datë, 31/08/2020