Breshka e përmbysur – Sotir Thano
D Y F A B U L A !
BRESHKA E PËRMBYSUR!
fabul
Rrugës në të ngrysur,
Duke ecur në një kthesë.
Gjeta të përmbysur,
Së prapthi, një breshkë.
Breshkën që unë pashë,
Një kafshë grabitqare,
Ka dashur që ta vrasë
Dhe ta kullufiste fare.
Po kurrë këtij qëllimi,
Ajo bishë nuk ia arriti,
Breshkën e përmbysi,
Dhe iku në mes të pyllit.
Një shoqe breshkën e ndihmoi,
Dhe e ktheu me këmbët në tokë
Sytë brashka zgurdulloi,
Dhe tha:-Si u përmbys kështu, kjo botë!?
FLUTURA DHE KRIMBI
fabul
Mbi një trëndafil të çelur
Një flutur erdhi dhe u ul.
Një krimb e pa dhe tha duke qeshur
-Flutur, dua të bëhem edhe unë!
Në rrënjët e lules që po zverdhej,
Ushqehej ky krimb parazit.
Nuk arriti të bëhej as vemje,
E jo flutur, se nuk e kishte për fis!