Fjalorët e dhunshëm te lubisë – Brahim Avdyli
Brahim Ibish AVDYLI:
FJALORËT E DHUNSHËM TË LUBISË
1.
E shikoj liqenin
përtej vizioneve të mia
humb mbi valët e dhembjes përtej vetes
pranverë më nuk kam
se Pranverës në njëmijë forma i kam thënë
me valëzimet
dhe kujtimet
e hidhura…
Jam një dritë shpirti në bredhëritje
pranë lumturisë pa mua
kur s`e pres më buzëqeshë një fëmijë
midis lojërave të veta…
2.
Assesi të kuptoj
në cilën kohë kam kalëruar
nëpër hapësirë
i vetëm notoj nëpër dhembjet e mia
pres të dal diku në breg
e nuk e di
a të marr hijen e kësaj panje,
kësisojit
nuk marr pjesë
nëpër ahengjet e çmendura të djajëve
qeniet kështu mendojnë
nëpër dam-dumet e majmunëve…
3.
Pyes veten
a jam në Zvicër apo dikund tjetër
gjuha ime shetitë nëpër mileniume
e flitet edhe në Alaskë
askush nuk e pranon
dhuntinë e Zotit,
atëherë
jam pjesë e zhdukur e qenies
nëpër fjalorët e dhumshëm të Lubisë
mbetem gjallë
por nuk më logarisin
se fytyrë gënjeshtare nuk pranoj-
bota le të dridhet
të vdekjes nëpër fjalë!…
Pfäffikon, 20.08.2020