Kot e ke, s’ke ku ikësh?! – Isuf S Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kot e ke,s’ke ku ikësh?!
Ulur mbi valën e durimit
të kërkoi kaltërsisë të oqeanit
pate frik nga unë ike…
po u bëre diell
do më kthehesh si rreze
po u bëre avull
do më njomesh si shi
po u bëre flutur
të pres nektar në lule
po u bëre shqiponjë
të pres si zog në çerdhe
po u bëre natën ëndërr
me hijen tënde do eci ditën
po u bëre fjale
do të fus në vargje
po ike lart në përjetësi
engjëll pres të më puthësh…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com