Në ikje – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NË IKJE
Era frynë si me tallaze
Mjegullinat etshëm pinë
pikat e shiut
Shiu i lëngshëm rrjedh
damareve të tokës
Retë bulçasin
në vetëtima verore
Mijëra fletë të rreckosura
të lënduara pa frymë
Mbulojnë trotuaret e pashkelura
Shiu s’ka të ndalur
Pikat s’kanë mëshirë
rrakëllejnë
Bien në teposhtëzat e thyera
E sikur vrasin
Mijëra këmbë në ikje
Mijëra ëndërra të fjetura
Mijëra kristale të ngrira
Në horizontin e sheshtë.
Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com