Një varkë e harruar… – Reshat Reshitaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Një varkë e harruar…
Buzë liqenit në Pogradec
Shumë pran ujit të kulluar…
Qëndron e vjetër, por krenare
Një varkë tashmë e harruar!!!
Ka shumë vite që ka mbetur
Skaj liqenit si e pa zot
Por kur ishte kohë e saj
S’pat furtunë ta thyente dot!!!
Varka në vete mban kujtime
Që ti thotë nuk ka se si…
Sa herë liqeni që tërbohej
Peshkatarët i kthente n’shtëpi…
Tash nuk është siç ish dikur
Pasi kohërat kanë ndryshuar
Varkë e vjetër s’hynë në punë
Ndaj ka mbetur, varkë e harruar…
Reshat Reshitaj
Pogradec, 27.04.2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com