Qetësi…! – Nertila Koko
Qetësi!!!!!!!
Qetësi, qetësi
në mundshi mbani,
kur pistoletat shkrepni,
kur fryma ndalni,
e heshtjen brenda jush t’mbillni.
A nisët me ndërgjegjjen tuaj të kuvendoni?!!
Heshtni! Heshtni! Heshtni!
Qetësi ju mjeranë
që fillin kini humb,
qetësi ju…
ju që dhe djajt trembni,
e djajt fronet ju kanë liruar
e për vete ja kanë mbathur
e për së largu po ju vështrojnë
se tmerrohen nga djallëzia juaj.
Ah , shqiptar, shqiptarët e mi,
t’shkretët ju ,
t’varfrit ne,
t’masakruar prej sa kemi lind,
këmbanat e tmerrit s’po pushojnë,
po kur do t’pushojnë vallë?!!!
Or shqiptarët e mi këmbëzbathur tërë kohës
e këmbët s’ju janë vrarë
jo aq sa shpirtin mjerimi jua ka plagos,
shpirti plag ,
po goja mjalt ju nxjerr,
e sytë drit,
tek që jemi fëmijt tuaj
në sy na shihni ,
koka jonë në prehrin tuaj prehet ,
papritur çiltërish shpirti juaj tek shprehet:
“Shqipëria mor bijt e mia thikë n’zemër
e rrufe n’sy ,
ndaj kini kujdes nga ‘insektet’
që çdo shekull sëmurin.”
Nertila Koko