Rebus – Astrit Bulla
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
REBUS
Në kohë Covidiane, radhë në kufi,
fqinji ynë jugor, ligj lufte po mban,
qiqrra në det kërkon përsëri,
pushtues përsëri turku otoman…
Me det bëhet loja, si sot 100 vjet,
s’kanë ç’i bëjnë gomarit, i bien samarit,
janë harbuar keqas edhe dallgët në det,
shpërthyer janë gjokset e shqiptarit.
Çdo gjak shqiptarie, për mbrojtje është gati,
Neroni i fundit tashmë ka vdekur,
zemër prush të gjithë, i shkurtëri, i gjati,
të mashtruarit shqiptarë e kanë zemrën hekur…
Po luajnë me detin, po luajnë përsëri,
përsëri Uliks, përsëri Ursus,
na leni të qetë, jemi Shqipëri,
nuk njohim marrëveshje, nuk duam REBUS…
TITI…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com