Unë e ti të pandarë – Diturie Hasanaj
Unë e ti të pandarë,
I binim lyhnidës vërdallë,
a e di numëroja dallgët dalengadalë,
sa herë vonoje rrihja trishtimin me valë,
pastaj seç më kapte një trishtim ,
ti ishe I gjithi meraku im,
o valë liqenore ,
ma sill ta kem atë gjithmonë për dore,
ajo është aq e bukur aq e brishtë,
është aq e bardhë,
të gjitha stinët I bën mall,
se të mbjellësh një zemër në një tjetër zemër,
nuk I vihet as emër as përemër,
pale kur e sheh të hedhi shtat,
a thua kjo të ndodhi prapë,
ajo ndrit me shpirtin tim,
e bëhet më I bukuri pohim,
dhe e mblodha grusht dashurinë,
e pagëzuam me valë e mallë,
aty ngjizëm njerinë….,
aty u rrit në lyhnidë një mjelmë…,
e imja mjelmë që s’ngjante me të tjerat,
e cila u bë femēr ish gjithë ç’kisha për zemër….
2-9-2020 Di.. Diturie Hasanaj…