August 9, 2024

Dhe Vitet ikin – Sulbie Shehu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dhe Vitet ikin

E lash pas dhe një vit
Sot filloj një vit të ri
Por të vjetrin do kujtoj
Me lot mbushi syt e mi….

Desha sot të festoja
Por s’më lë shpirti në zi
Desha babin t, dëgjoja
T’më uronte 100-të ai

Sonte në ëndërr e pash
Kur në zero ora shkoj
Më uro baba i thash
Por pika loti lëshoj…

Më fal bijë ta prisha g’zimin,
Bëje bijë këtë ditë festo
Bashkë me f’mijtë bëje festimin
Largo lotët e gëzo!

E lash pas dhe një vit tjetër
Por hidhrimin se largoj
Nuk është thjesht rrobe e vjetër
Ta hedh tutje e të shpëtoj…

S’mundem sot për me festuar
Siç festova një vit më parë
Por ju miq qofshi gëzuar
Kudo jeni në botën mbarë!

Shkroi Sulbie Shehu
Me 1 .9.2020.
Tirane /ALABANIA /

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com