Femra e zgjuar! – Xhuljeta Ferraj
FEMRA E ZGJUAR!
Femra e zgjuar dashuron me shpirt,
Por kur lodhet nuk lajmëron,
Ajo largohet në heshtje ,Ikën përgjithmon.
Ajo ka patur një të kaluar,
Dhe ja ka dal mban vet,
Ajo jetën tek një mashkull,kurrë nuk e mbështet.
Ajo qeshte edhe më përpara,
Ishte e lumtur edhe pa ty,
Por meqë ja zbukurove nurin,
Të pranoj në jetën e saj tani.
Femra e zgjuar diskuton,nuk kënaqet me pak,
Preferon të ec përpara,pa ju dredhur qerpiku aspak,
Ajo sfidon çdo mashkull,por vetëm një dashuron,
Nuk lyp,jo nuk kërkon,
Edhe kafen e saj ,di t’a paguaj vetë.
Gabimet i pranon,pse jo edhe kritikat?
Por kurrë nuk bëhet urë,për këmbët e tija.
Femra e zgjuar nuk kërkon aventura,
Ajo do të jetë e realizuar në jetë,
Diskuton,aprovon,kurrë mbrapa nuk tërhiqet.
Femra e zgjuar ecën përpara,
Me stuhitë e jetës pa frik,
Nuk kërkon një ombrellë ,
Që dikush t’ja mbaj mbi shpin.
Qepallat nuk i mbyll natën,
Deri sa e drejta të triumfoj,
Ajo grindet,mban mëri,di edhe të ndëshkoj.
Ajo di ti falë gabimet,por kurrë nuk i harron,
Qan në fshehtësi,nuk pret t’ja fshij lotët asnjëri.
E fshin grimin e prishur,
Bije në tokë,e ngrihet përsëri.
Para se të kërkoni një femër të zgjuar,
Më mirë bëni llogarit.
AUTORJA -XHULJETA-FERRAJ!