August 11, 2024

Kopsht dashurie do të jesh përherë – Bajrush Bunjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOPSHT DASHURIE DO TË JESH PËRHERË

Kosovë me shekuj vuajtje e flakë
Vaditur me lot brumosur me gjak
Mbrojtur me pushkë dhe shpatë
Ndërtuar me djersë e penë praruar

Kosovë e bekuar nën të kaltërtin qiell
Je parajsë mbushur me engjuj yj e diell
Tryezë shtruar plot e përplot dashuri
Për gjithë ata që duan paqë, liri e mirsi

Këngë e vrull pune, dritë dhe ardhmëri
Bashk me gjitha trojet dhe nënën Shqipëri
Kështhella trimërie dhe oaza mrekullie
Lule gjithnjë të qelura aromë shqiptarie

Sa afër zemrave, kopshte dashurie
Me shqiponjë krenare të kombit flamur
Dhe lulkuqeve kosove që sjellin pranverë
Që sdo të vyshken as sdo të thahen kurrë

Kopsht dashurie do të jesh përherë.

Bajrush Bunjaku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com