August 10, 2024

Në letërsi edhe unë bëj dritë – Shpetim Avdi Xharri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

03.09.2020
Në letërsi edhe unë bëj dritë

Në mes miliona yjeve që ka letërsia
Edhe unë jam një yll
M’a japin të drejtën krijimet e mia
Qëkur me letërsinë punën zura fill

Në mes miloina yjeve të artë
Edhe unë lëshoj dritën time
Të thjeshtë,të bukur dhe të qartë
Pa hezitime,pa ndërprerje dhe pa ngurime

Këtu zura vend unë një ditë
Qëkur zura miqësi me letërsinë
Duke rrjeshtuar prozat dhe poezitë
Në kohërat mbushur me dashuri dhe frymëzim

Miliona yje ka qielli i letërsisë
Me dritën e artë deri në përjetësi
Me dritën e prozës dhe të poezisë
Edhe unë bëj dritë deri në përjetësi

Autori
Shpetim Avdi Xharri
Cel:+355683020248
Email:shpetimxharri123@hotmail.com

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com