Erdhe si gjysma e Hënës – Shefik Arifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DY LIRIKA
ERDHE SI GJYSMË E HËNËS
Dhe që e doja atë aq shumë
Ia kam thënë disa herë
Që të vinte shpejt tek unë
Dhe të çelte si pranverë.
Më erdhe në rrugën e zemrës
Se ajo s’është rrugë e kotë
Më erdhe si gjysma e Hënës
Për t’u bërë Hënë e plotë.
SI LULE E PRILLIT
Ti je si lule e prillit
Që vjen dhe çel tek unë
Më vjen lehtë në dritë të syrit
Dhe të bësh dritë më shumë.
Zemra ime i shton rrahjet
Sa herë që ti më afrohesh
Në shpirtin tim të zë gjumi
Këtu rri edhe kur zgjohesh.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com