August 6, 2024

Europë mos guzo më të tallesh – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

EUROPË MOS GUXO MË TË TALLESH

Europë moj e pabesë
Me shqipet shumë je tallur
Shqipëtarët le në harresë
Me vuajtje janë përballur

Shtrigë e vjetër moj Europë
Më mos guxo të tallesh
Shqipëtarët nëpër botë
Tash nuk mund ti ndalësh

Mos vazhdo moj e marrë
Padrejtësitë më mbi ne
Asnjerë sna i ke dhënë
Borxhet që na i ke

Ju që sot drejtoni Europën
Shlyejini mëkatet e të parëve tuaj
Mos kërkoni Shqipërinë për ta mjelë si lopën
Por jepini çfar me kohë ka merituar

Kudo shqiptari ka qenë krijues
Tek të gjithë ju që sot jeni shtete
Në të gjitha kohërat ka qenë kontribues
E keni patur gjithëmonë me vete

Europë ti mirë e di se kudo shqipëtarët
Shtetformues të zotët kanë qënë
Por qëllimisht sot ju dhe dje të parët
Gjithmonë të coptuar e keni lënë

Ta dini se ne jemi shumë shqipëtarë
Ndoshta më shumë se çdo komb tjetër
Por qëllimisht na keni ndarë e shpërndarë
Këtë e dimë e dimë mirë moj kulçedër

E dimë mirë që shqipëtarët kontribuan
Shumë shumë për ty moj Europë
E dimë që për vete shumë pak fituan
Se ju i degdisët i bëtë copë copë

Ju të gjithë kërkoni dhe e doni
Shumë shtete pra Skënderbeun
Por qëllimisht harroni të thoni
Ku e kish ai mëmëdheun

Dëshmon sot dhe i juaj historian
Se shqiptarët dhe për ju kanë luftuar
Ndaluan hordhitë të mos kalojnë ballkan
Se ndryshe ti Europë s’kishe ekzistuar

Për greqinë si shtet krijuar
Luftoj pra luftoj shqipëtari
Ta dini se hero për ta formuar
Qe dhe Marko Boqari

Në do ta dishë Europë
Sepse që të gjithë e dinë
Dhe Egjypti që është sot
Pati pra Muhamed Alinë( shqipëtar)

Europë kujtohu se je plakur
Afroje shqipëtarin e fute në zemër
Nëse s’do që të jesh nesër përflakur
Nëse do pra ta mbash këtë emër

Hapi pra hapi dyert Europë
Se patjetër do të ndjehesh më mirë
Se shqipëtarët kanë qenë e janë komb
Një komb shumë i lashtë,,,,,,,ILIR,,,,,,,

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,05 SHTATOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com