August 10, 2024

Lotët e pafajsisë – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lotët e pafajsisë
Ndal abuzimit.ndaj fëmijve
Jo Nënë !Jo!!
Jam Vajza jote
Nuk jam gjaku huaj
Mos më lëndo
Mos më bëj të vuaj
Nuk kam asnjë faj
Jam vajza jote
Pres të më dhurosh
Dashuri të pa shoqe
Vajza dhe nëna
Bashkë të jenë të lidhura
Ngrohtësinë tënde
Kurrë se kam provuar
Mbi supet e mia
Shumë është abuzuar
Ndale ti trajtimin
Që më bën o Nënë
Një ditë do jetë vonë
Kur të të vijnë mënd
Unë kam shumë nevojë
Për këshillën tënde
Kush mund të mi japi
Përvecse një nëne
Nënë
O Nëna ime
Po të përgjërohem
Jam vajza jote
Nuk dua më
Kështu të abuzohem
Ndal o Nënë
Ndal
Ka një Zot lart
Ai nuk do të fal

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com