Seç pata sot! – Isuf S Hoxha

Seç pata sot!
Muzën përballë në mes nesh ylberin,
Hamendem kënd ta ledhatoje,kënd ta puth
Thoni t’i mbath këpucë ylberit
Të ngarend pas gjinjve të Muzës
E diel, të pushoje në shalën e Hënës
Është zgjidhje kjo ?!
Mos me pengoni ju lutem,
Dua të vetëvritem me gërshetin e buzëqeshjes
Të gjuhem me kometa si me toptha dëbore,
Yjet t’i shtrydh t’ia pi qumështin
Mbi vrimën e zeze të përmjerr
Të endem kozmosit si plaku Mere
T’i gjuaj me top brirët djallit…
Sofrën tua përmbys Zeusit e Herës,
T’i dredh mustaqet si xha Qelo!
Hy në valle me dreqin,puth nepërkën
Diamant të shkëlqej në zemrën e lules
Të zbres si vesë mbi çmendurin
Seç kam sot,seç kam sot,ç’far pata sot!