Si tamblin e nënës – Rami Kamberi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SI TAMBLIN, E NËNËS…
N’syt’e ballit
Si tamblin e nënës, që e ruaj, në gjak
Lotët e mallit
I ruaj n’bebëza jete, n’zjarr e tym e flak’
Ngjyra ngjyra, si gjethet kur pikturohen, vjeshtës
Ndër pyjet e Sharrit plak, ku më ka mbet, kujtesa
Ndër kullat e gurta, ku rreng i bëhet, keqas jetës
Nën hijen e Lisit të Ballit, ku shqiptarçe flet besa
N’syt’e ballit
Si tamblin e nënës, që m’dha krenari
Lotët e mallit
I ruaj n’bebëza jete, për plis e fisnikëri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com